Rexhaj: Mësimdhënësit hyjnë në mësim me një shkumës, politika s’e ka prioritet arsimin

“Për arsimin e dobët, është fajtore politika”. Kështu po vlerëson ish zv/ministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj. Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se problemet e arsimit janë të thella për shkak të mungesës së investimeve në këtë fushë. Ai thotë se arsimi nuk po është prioritet as për partitë politike. “Problemet në […]

Rexhaj: Mësimdhënësit hyjnë në mësim me një shkumës, politika s’e ka prioritet arsimin
rexhaj:-mesimdhenesit-hyjne-ne-mesim-me-nje-shkumes,-politika-s’e-ka-prioritet-arsimin

rexhaj:-mesimdhenesit-hyjne-ne-mesim-me-nje-shkumes,-politika-s’e-ka-prioritet-arsimin


“Për arsimin e dobët, është fajtore politika”. Kështu po vlerëson ish zv/ministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se problemet e arsimit janë të thella për shkak të mungesës së investimeve në këtë fushë.

Ai thotë se arsimi nuk po është prioritet as për partitë politike.

“Problemet në arsimin kosovarë janë më të thella. Vlerësimi ose testimi i mësimdhënësve duhet të bëhet jo se dolëm keq në PISA edhe tash po duhet me i dënu mësimdhënësit, jo jo. Njëherë duhet me i dënu disa të tjerë politika që investimet në arsim nuk janë të mjaftueshme, Parlamenti që nuk merret me arsimin, partitë politike që arsimin nuk e kanë prioritet aspak, drejtoritë komunale që nuk ofrojnë përkrahje për shkolla dhe për mësimdhënës, dhe kur t’i kryejnë këta atëherë shumë lehtë është me u organizu vlerësim por edhe dënime për mësimdhënësit”, u shpreh ai për Front Online.

Ai thotë se mësimdhënësit hyjnë në mësim me një shkumës, pasi që nuk kanë pajisje të tjera.

“Mendoj se problemet e Kosovës janë shumë më të thella sesa vlerësimi i mësimdhënësve. Shumica e mjeteve financiare në Kosovë në arsim, shkojnë vetëm për paga, mbi 90% shkojnë vetëm për paga, në atë rast kurrgjë ose aspak nuk mbetet për mjete materiale, për pajisje, për materiale mësimore, për teknologji, për materiale mësimore që duhen për fëmijët e vegjël, domethënë arsimtarët shkojnë në mësim vetëm me një marker, ose shkumës”, tha ai për Front Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar rezultatet e testit PISA, ka thënë se defektet strukturore në sistemin arsimor nuk mund të rregullohen përnjëherë e shpejt, defekte të cilat sipas kryeministrit, shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë.