RMV, është shpallur konkursi për pranim të nxënësve në konvikte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli sot konkursin për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve për vitin akademik 2024/2025. Lista përfshin gjithsej 18 konvikte që do të presin këtë vit nxënës, të cilët do të përdorin akomodimin dhe ushqimin, transmeton Portalb.mk. “Nxënësit e vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të […]

RMV, është shpallur konkursi për pranim të nxënësve në konvikte
Të rinj, foto nga Go Green

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli sot konkursin për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve për vitin akademik 2024/2025. Lista përfshin gjithsej 18 konvikte që do të presin këtë vit nxënës, të cilët do të përdorin akomodimin dhe ushqimin, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit e vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të regjistruar në Akademinë e mesme shtetërore sportive në Shkup dhe paralelet e shpërndara të kësaj shkolle në qytetet tjera do të kenë përparësi në pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve”, theksohet në konkurs.

Nxënësit që i plotësojnë kushtet në vijim kanë të drejtë të pranohen në shkollat ​​publike me konvikte – të regjistrohen si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm, të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistrohen në planprogram dhe programe që nuk janë të përfaqësuara në komuna/regjione përkatësisht qyteti i Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm.

Nxënësit që aplikojnë në Konkurs duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik në http://e-uslugi.mon.gov.mk ose të dorëzojnë aplikacionin në letër direkt në konvikt.

Të gjitha detajet për afatet dhe dokumentet e nevojshme i gjeni në këtë link.