RMV, në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së XXVIII-të në Ligën e Parë në futboll

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj fundjave do të organizon gjashtë ndeshje, ashtu që njëra prej ndeshjeve do të luhet të shtunën, ndërsa tjerat të dielën, transmeton Portalb.mk. Të shtunën duke filluar prej orës 16:00, Bregallnica do të luajë kundër Rabotniçkit. Në të njëjtën kohë, të dielën do të fillojnë […]

RMV, në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së XXVIII-të në Ligën e Parë në futboll
Stadiumi i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj fundjave do të organizon gjashtë ndeshje, ashtu që njëra prej ndeshjeve do të luhet të shtunën, ndërsa tjerat të dielën, transmeton Portalb.mk.

Të shtunën duke filluar prej orës 16:00, Bregallnica do të luajë kundër Rabotniçkit.

Në të njëjtën kohë, të dielën do të fillojnë edhe pesë ndeshjet tjera të kësaj jave. Struga do të udhëtojë për të luajtur kundër Makedonija Gj.P., ndërsa Shkupi kundër Sileksit.

Voska Sport do të jetë mysafir i Vardarit, ndërsa Shkëndija mysafir i Tikveshit. Gostivari ndërkohë do të pret ekipin e Akademia Brerit nga Strumica.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 55 pikë, e dyta Shkupi me 54 pikë, Shkëndija e treta me 52 pikë, ndërsa Gostivari gjendet e gjashta me 36 pikë, kurse Voska Sport e dhjeta me 28 pikë.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.