RMV, opozita shqiptare lëshoi takimin e liderëve menjëherë pas largimit të Talat Xhaferit

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve, informoi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike. Ai tha se takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ, transmeton Portalb.mk. “Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me kë t’i ballafaqojmë argumentet”, tha […]

RMV, opozita shqiptare lëshoi takimin e liderëve menjëherë pas largimit të Talat Xhaferit
Takimi i liderëve. Foto: Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim kanë braktisur takimin e liderëve, informoi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike. Ai tha se takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ, transmeton Portalb.mk.

“Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me kë t’i ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti.

Ai tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit.

“Kështu propozimi ynë për datë zgjedhjet të jenë 14 dhe 28 prill, pra më 28 prill jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që të mos vijmë në momente që dikush mos t’i pranoj rezultatet”, tha Mexhiti.

Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Mexhiti, tha se këtë kryeparlamentari Xhaferi po e zgjatë tërë kohën, pra një vit, dhe ka intencë që të mos zgjedhet anëtarë dhe të  mos jetë i kompletuar KSHZ-ja.

Takimi i liderëve zhvillohet me ftesë të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, që po mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarë të partive politike të përfaqësuara në Kuvend

Tema e takimit janë çështjet aktuale politike me rëndësi për zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe me rëndësi për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski pret një qasje të përgjegjshme nga të gjithë liderët dhe subjektet politike dhe vendimet e përbashkëta politike, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve dhe që janë pritshmëri edhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga Qeveria.

Nuk kemi qëndrime të tjera, përveç atyre që janë deklaruar publikisht, tha Hristijan Mickoski në një deklaratë para takimit të liderëve, i pyetur nga gazetarët se me cilat pozita po hyn në takim dhe nëse pret marrëveshje.

Mickoski ka kujtuar se shumë kohë më parë ka kërkuar mbledhje liderësh në formatin e përcaktuar nga qeveria.

Ai theksoi se koha e humbur e mos mbajtjes së mbledhjes së liderëve i kushtoi Maqedonisë një qeveri të paaftë dhe kriminale, për të cilën ai do të mbajë përgjegjësi për disa muaj.

“Kam kërkuar mbledhje liderëve në formatin që do të zgjedhin prej kohësh, kanë disa javë që tentojnë të bëjnë gjimnastikë politike që në fund të përfundojmë sërish në një mbledhje të tillë liderësh. Nuk mund ta kthejmë kohën e humbur. Fatkeqësisht, ajo kohë e humbur nuk i kushton edhe një javë qeveri të paaftë dhe kriminale. Për disa muaj nga sot do të përfundojë dhe do të ketë përgjegjësi”, tha Mickoski.

Se takimi i kryeministrit me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, do të mbahet në Kuvend në dhjetor, e paralajmëroi më 23 nëntor vetë lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski.

“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt edhe ato presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa saktë kur do të mbahen varet nga afatet dhe për këtë unë thash se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Atë e konfirmuan edhe një sërë liderësh tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe për këtë kur të përfundojë ai takim në përputhje me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim miratohet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund të kumtohet”, tha Kovaçevski.

Ai tha se, nuk ka disponim te të gjitha partitë politike për shfuqizim të qeverisë teknike, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.