RMV, të hënën nis pushimi pranveror i nxënësve

Edhe një ditë mësim për nxënësit, pastaj pason pushimi pranveror, i cili prezantohet për herë të parë këtë vit, transmeton Portalb.mk. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror që do të zgjasë nga data 29 prill deri më 5 maj. 7 maji do të jetë ditë pune për të gjitha […]

RMV, të hënën nis pushimi pranveror i nxënësve
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Edhe një ditë mësim për nxënësit, pastaj pason pushimi pranveror, i cili prezantohet për herë të parë këtë vit, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror që do të zgjasë nga data 29 prill deri më 5 maj.

7 maji do të jetë ditë pune për të gjitha shkollat, ndërsa 8 maji, dita kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, do të jetë ditë jopune në vend.

Viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kujtojmë se vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të punuar të shtunën për të kompensuar orët e humbura ditëve të zgjedhjeve, u anulua, pas reagimit të SAShK-ut.