Rukiqi-Muratit: Vetëkënaqesh me statuset që i ke shkruar para një viti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpërndarë një status të tij të para një viti në lidhje me një deklaratë të Abdixhikut “gjysmë milion euro humbje në trust çdo ditë, qeveria në gjumë”. “Facebook ma kujtoi që në këtë kohë para një viti, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti patën filluar një fushatë dezinformimi, siç rëndom […]

Rukiqi-Muratit: Vetëkënaqesh me statuset që i ke shkruar para një viti
rukiqi-muratit:-vetekenaqesh-me-statuset-qe-i-ke-shkruar-para-nje-viti

rukiqi-muratit:-vetekenaqesh-me-statuset-qe-i-ke-shkruar-para-nje-viti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpërndarë një status të tij të para një viti në lidhje me një deklaratë të Abdixhikut “gjysmë milion euro humbje në trust çdo ditë, qeveria në gjumë”.

“Facebook ma kujtoi që në këtë kohë para një viti, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti patën filluar një fushatë dezinformimi, siç rëndom bëjnë për pothuajse të gjitha temat, në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve. Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit. Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, ka shkruar Murati.

Muratit i ka reaguar Berat Rukiqi nga LDK.

“Ja me çka merret Ministri i Financave. Vetëkënaqet me statuset që i ka shkruar, para një viti. Vetëkënaqet me papërgjegjësinë. Një rikijtim për Ministrin: nuk je i zgjedhur për të komentuar statuse, e as për të vlerësuar, kush sa ka njohuri për ekonomi., e as për të kopjuar arrogancën e shefave që i ke në Qeveri .Je i zgjedhur, mes tjerash, për të krijuar politika, që jetën e qytetarëve e bëjnë me të mirë dhe me të dinjitetshme”, ka shkruar Rukiqi.

Ai ka shtuar se “gjenialitet” i qeverisë Kurti në ekonomi dhe politikë ka sjellë “23% inflacion në tri vitet e fundit; Deficifin tregtar në 5 miliardë euro; 300 milionë humbje nga sanksionet; 30,000 qytetarë ju kanë shtuar listat të të varfërve, vetëm në dy vitet e fundit; Fatura rekord, të energjisë elektrike; Qindra milionë në kontrata sekrete, të shpenzimit të taksave tona”.

Rukiqi ka thënë se lista është me gjatë.

“Do t’i publikojmë, një nga një, ditëve në vijim. P.S. Eja në debat dhe na dëshmo aftësitë në ekonomi dhe financa”, ka shkruar ai.