Rukiqi: Sanksionet, shumë kompani do të kenë dilema për investime në Kosovë

Që sanksionet e BE-së, do të ndikojnë në investime të huaja në vend, e thotë për Front Online, edhe ish kryetari i Odës Ekonomike, tani zyrtar i LDK-së, Berat Rukiqi. “Absolutisht, besueshmëria për të bërë biznes me Kosovën është një çështje tjetër, pra shumë kompani të huaja do të kenë dilema jo vetëm në raport […]

Rukiqi: Sanksionet, shumë kompani do të kenë dilema për investime në Kosovë
rukiqi:-sanksionet,-shume-kompani-do-te-kene-dilema-per-investime-ne-kosove

rukiqi:-sanksionet,-shume-kompani-do-te-kene-dilema-per-investime-ne-kosove

Që sanksionet e BE-së, do të ndikojnë në investime të huaja në vend, e thotë për Front Online, edhe ish kryetari i Odës Ekonomike, tani zyrtar i LDK-së, Berat Rukiqi.

“Absolutisht, besueshmëria për të bërë biznes me Kosovën është një çështje tjetër, pra shumë kompani të huaja do të kenë dilema jo vetëm në raport me investime, por në raport edhe me elemente të tjera të bashkëpunimeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin tregtar”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka përmendur dy çështje, për të cilat thotë se kanë të bëjnë me energjinë.

“Unë po i përmendi vetëm dy çështje të cilat do të ishin të rëndësishme për stabilitetin energjetik dhe për investime në këtë sektor janë të bllokuara për shkak të këtyre sanksioneve dhe normalisht është edhe pjesa tjetër e programeve të BE-së nga të cilët po humbin rinia, po humbin ndërmarrësit e shumë aspekte të tjera”, ka shtuar Rukiqi, për Front Online.

Kadrijaj: Qeveria kryeneçe po e dëmton Kosovën

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka thënë për Front Online se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës po e ulin imazhin e kësaj të fundit.

Jo, vetëm për nga ana e diplomacisë por edhe për nga ana e të bërit biznes.

“Masat që janë vendos ndaj Kosovës përveç që e kanë ul imazhin e Kosovës nga ana e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare sidomos me Bashkimin Evropian, njëherit besoj që në vazhdimësi është edhe pjesa ekonomike. Po ashtu ka humbur imazhin për nga ana e biznes bërjes për faktin se investitorët e jashtëm tani e shohin Kosovën si një ekonomi gri, si një ekonomi të zezë të një vendi i cili ka masa dhe në këtë drejtim Kosova po humb çdo ditë, dhe në këtë drejtim koston kush do ta merr, e merr ekonomia e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj për Front Online.

Sipas tij Qeveria kryeneçe për t’i kënaqur apetitet e veta, po e dëmton perspektivën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës nuk është duke marrë parasysh as ndikimin nga faktori i brendshëm e as nga faktori i jashtëm, pra deri më tani kemi një qeveri kryeneçe e cila për apetitet e veta dhe në fakt duke tentuar ti kënaq disa militantë po e dëmton perspektiven e Kosovës nga ana ekonomike , por besoj që dëmi që do t’i shkaktohet vendit edhe tani edhe në të ardhmen është nga ana ekonomike”, është shprehur ai.

Në korrik të këtij viti Kosova është njoftuar se nuk do të jetë pjesë e një programi financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh, ndryshe nga katër shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”.