Scholz paralajmëroi se do të flasë me Putinin së shpejti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv. Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin […]

Scholz paralajmëroi se do të flasë me Putinin së shpejti
Olaf Scholz, foto: Twitter

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv.

Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin ta zhvillojë së shpejti, derisa ka treguar se një të tillë e kishte pasur para se të niste pushtimi.

“Nuk është e arsyeshme që ta detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen ruse”, ka shtuar Scholz.