Selmanaj: Deponova kallëzim penal në Prokuroi Speciale ndaj Martin Berishajt, gënjeu nën betim në dëshminë e tij

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike nga Qeveria e Kosovës, Driton Selmanaj për FrontOnline ka treguar se kishte deponuar kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale.  ‘’Në lidhje me Martin Berishaj, unë ne cilësinë e kryetarit të Komisionit kam deponu kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale. […]

Selmanaj: Deponova kallëzim penal në Prokuroi Speciale ndaj Martin Berishajt, gënjeu nën betim në dëshminë e tij
selmanaj:-deponova-kallezim-penal-ne-prokuroi-speciale-ndaj-martin-berishajt,-genjeu-nen-betim-ne-deshmine-e-tij

selmanaj:-deponova-kallezim-penal-ne-prokuroi-speciale-ndaj-martin-berishajt,-genjeu-nen-betim-ne-deshmine-e-tij


Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike nga Qeveria e Kosovës, Driton Selmanaj për FrontOnline ka treguar se kishte deponuar kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale.

 ‘’Në lidhje me Martin Berishaj, unë ne cilësinë e kryetarit të Komisionit kam deponu kallëzim penal me 24 shkurt 2023 në Prokurorinë Speciale. Këtë e kam bërë me pretekstin se Martin Berishaj nën betim ka gënjyer në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor. Andaj ne kemi vlerësuar se ai ka konsumuar vepër penale’’, thotë deputeti Selmanaj për Front Online.

Sipas Selmanajt, faktet tregojnë se Martin Berishaj është i përfshirë në transaksione të dyshimta financiare.

‘’Faktet dhe dokumentet që janë paraqitur në mediat lokale dhe ndërkombëtare tregojnë se z. Berishaj është përfshirë në transaksione të dyshimta financiare. Andaj pres që ai do të përgjigjet penalisht për të gjitha veprimet e tij’’, thekson ai.