Shala kritikon Qeverinë: Minatorët në grevë tash e tri ditë, i keni mashtruar keq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur për gjendjen e minatorëve në Minierën e Trepçës. Ai ka thënë se minatorët tash e tri ditë janë në grevë për shkak të kushteve të rënda, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për të cilën ka […]

Shala kritikon Qeverinë: Minatorët në grevë tash e tri ditë, i keni mashtruar keq
shala-kritikon-qeverine:-minatoret-ne-greve-tash-e-tri-dite,-i-keni-mashtruar-keq

shala-kritikon-qeverine:-minatoret-ne-greve-tash-e-tri-dite,-i-keni-mashtruar-keq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur për gjendjen e minatorëve në Minierën e Trepçës.

Ai ka thënë se minatorët tash e tri ditë janë në grevë për shkak të kushteve të rënda, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për të cilën ka thënë se “i ka mashtruar keq”.

“Në Minierën e Trepçës po vazhdon sot dita e tretë e grevës. Minatorët në thellësi prej 700-800 metra sot kanë kërkesa elementare sociale, ekonomike e menaxheriale. Kanë kërkesë që të kenë siguri në punë, të t’i gëzojnë pagat e meritueshme, që të ndryshojnë një menaxhment joligjor dhe jofunksional. Të gjitha kërkesat e minatorëve i mbështesim sepse janë legjitime. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm”, është shprehur Shala para deputetëve.

Deputeti i PDK-së ka thënë se asnjë nga institucionet shtetërore nuk i ka vizituar minatorët, ndërsa ka pyetur se “pse Qeveria po frikësohet të komunikojë me ta?”.

“Ku është Qeveria sot kur minatorët janë në grevë. Asnjë nga institucionet e shtetit nuk i ka vizituar. Pse Qeveria frikësohet të komunikojë me minatorët apo është e vetëdijshme se i ka mashtruar keq dhe thellë? I ka mashtruar sepse iu ka premtuar investime, zhvillim e rivitalizim dhe sigurti në punë. Por, asnjë nga këto nuk i ka përmbushur”.