“Ishte biseda më interesante brenda 7 muajve në Komunë” – kryetari i Leposaviqit, Hetemi tregon telefonatën me Kurtin

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, më 28 dhjetor të 2023-ës, ka dalë për herë të parë në qytet pas 7 muajsh qëndrimi brenda objektit të Komunës. Hetemi tregoi një komunikim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e që të cilën e quajti bisedën më interesante gjatë qëndrimit të tij brenda komunës. Pavarësisht situatës […]

“Ishte biseda më interesante brenda 7 muajve në Komunë” – kryetari i Leposaviqit, Hetemi tregon telefonatën me Kurtin
“ishte-biseda-me-interesante-brenda-7-muajve-ne-komune”-–-kryetari-i-leposaviqit,-hetemi-tregon-telefonaten-me-kurtin

“ishte-biseda-me-interesante-brenda-7-muajve-ne-komune”-–-kryetari-i-leposaviqit,-hetemi-tregon-telefonaten-me-kurtin

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, më 28 dhjetor të 2023-ës, ka dalë për herë të parë në qytet pas 7 muajsh qëndrimi brenda objektit të Komunës.

Hetemi tregoi një komunikim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e që të cilën e quajti bisedën më interesante gjatë qëndrimit të tij brenda komunës.

Pavarësisht situatës së tensionuar në pjesën veriore të vendit, Hetemi tregoi se si ka kërkuar nga Kurti të mos lëshojnë pe.

“Është interesant një bisedë. Më ka thirr kryeministri dhe më pyeti si po kaloj, e a jam mërzit. Unë i kam thënë ‘kryeministër mos u shqetëso për mua, unë jam i vendosur, e kam një finish deri sa të realizohet kjo punë”. Ka qenë bisedë jashtëzakonisht e mirë. Po ashtu i kam thënë ‘të lutem kryeministër ju atje mos lëshoni pe’! Kjo ka qenë biseda më interesante që e kam pasur brenda këtyre 7 muaj dite që kam qenë këtu brenda”, potencoi Hetemi për tëvë1.

Kujtojmë se Hetemi fitoi garën për kryetar të Leposaviqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat në veri më 23 prill të vitit paraprak.

Ai u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk kishte dalë nga objekti komunal.

Hyrja e tij në komunë ishte pritur me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që kishin sulmuar forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur.