Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Shefi i Misionit të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin thotë se pati një takim produktiv. Barbano konfirmon se me Ulutas, diskutuan për situatën e sigurisë në Kososvë, por dhe forcimin e bashkëpunimit. ”Sot pata një takim produktiv me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş. Diskutuam […]

Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Shefi i Misionit të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin thotë se pati një takim produktiv.

Barbano konfirmon se me Ulutas, diskutuan për situatën e sigurisë në Kososvë, por dhe forcimin e bashkëpunimit.

”Sot pata një takim produktiv me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş. Diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë tashmë të shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët”, shkruan Barbano në X.