Shefi i OSBE-së pas dorëheqjes së policëve serbë: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë në veri të vendit. Davenport tha se ndan shqetësimin me EULEX-in pas dorëheqjes së rekrutëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës, teksa shtoi se mbështetja e tyre nuk do të mungojë. “EULEX-i dhe OSBE-ja kanë punuar së […]

Shefi i OSBE-së pas dorëheqjes së policëve serbë: Mbështetja jonë do të vazhdojë
shefi-i-osbe-se-pas-doreheqjes-se-policeve-serbe:-mbeshtetja-jone-do-te-vazhdoje

shefi-i-osbe-se-pas-doreheqjes-se-policeve-serbe:-mbeshtetja-jone-do-te-vazhdoje

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë në veri të vendit.

Davenport tha se ndan shqetësimin me EULEX-in pas dorëheqjes së rekrutëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës, teksa shtoi se mbështetja e tyre nuk do të mungojë.

“EULEX-i dhe OSBE-ja kanë punuar së bashku për të mbështetur Policinë e Kosovës për të rekrutuar kadetë nga të gjitha komunitetet joshumicë. Mbështetja jonë për një forcë policore profesionale dhe multientike në Kosovë do të vazhdojë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se për dorëheqjen e tre policëve serbë kanë reaguar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde.