Shpenzimet e tjera të Bordit të AKP-së për nëntë muaj

Në AKP kanë treguar edhe sa kanë shpenzuar anëtarët e bordit gjatë mbledhjeve që kanë mbajtur për nëntë muaj. “Gjatë vitit 2023 deri tani janë mbajtur gjithsejtë 14 mbledhje formale, të cilat zgjasin nga ora 09:00 deri në 17:00 apo 18:00 pasdite dhe duke qëndruar gjatë tërë ditës ka shpenzime si: shpenzime të imëta (kafe, […]

Shpenzimet e tjera të Bordit të AKP-së për nëntë muaj
shpenzimet-e-tjera-te-bordit-te-akp-se-per-nente-muaj

shpenzimet-e-tjera-te-bordit-te-akp-se-per-nente-muaj


Në AKP kanë treguar edhe sa kanë shpenzuar anëtarët e bordit gjatë mbledhjeve që kanë mbajtur për nëntë muaj.

“Gjatë vitit 2023 deri tani janë mbajtur gjithsejtë 14 mbledhje formale, të cilat zgjasin nga ora 09:00 deri në 17:00 apo 18:00 pasdite dhe duke qëndruar gjatë tërë ditës ka shpenzime si: shpenzime të imëta (kafe, ujë lëngje, pemë) dhe dreka për atë ditë. Vlen të ceket se në mbledhje të Bordit përveç 8 anëtarëve të Bordit marrin pjesë edhe 8 persona të tjerë: 3 nga menaxhmenti, 3 nga sekretaria e Bordit, 1 nga Departamenti Ligjor dhe 1 nga Njësia e Mediave, andaj të njëjtit përfshihen në këtë shpenzim. Për më tepër përveç takimeve të bordit në shpenzimet e tilla marrin pjesë edhe 10 drejtorë të departamenteve dhe 3 drejtor të lartë(drejtori menaxhues me dy zëvendësdrejtorët) ku gjithsej janë 21 zyrtar. Nëse këto shpenzime përpjestohen me numrin e zyrtarëve rezulton në një shpenzim prej 212.85 euro në muaj apo 23.65 euro për person në muaj”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, për Front Online.

Në përbërjen e Bordit të AKP-së janë 5 burra dhe 3 gra. Kurse sa i përket menaxhmentit nga gjithsejtë 36 departamente në krye të tyre janë 7 gra dhe 29 burra./Front Online