Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë

Të paktën katër persona janë hospitalizuar pasi policia qipriote ka shpëtuar 60 emigrantë të gjetur në një varkë të drurit rreth 55 kilometra larg cepit juglindor të vendit, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën transmeton agjencia “AP”, raporton VOA. Ata kishin qenë në det për gjashtë ditë. Helikopterët e policisë dhe ushtrisë dërguan tre fëmijë dhe […]

Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë
Anije - bregdet, foto: Fauk74 në Canva

Të paktën katër persona janë hospitalizuar pasi policia qipriote ka shpëtuar 60 emigrantë të gjetur në një varkë të drurit rreth 55 kilometra larg cepit juglindor të vendit, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën transmeton agjencia “AP”, raporton VOA.

Ata kishin qenë në det për gjashtë ditë.

Helikopterët e policisë dhe ushtrisë dërguan tre fëmijë dhe një të rritur në spital. Varka ishte zbuluar nga një anije tregtare e cila kishte lajmëruar autoritetet qipriote.

Tre fëmijë dhe një i rritur kishin humbur ndjenjat. Tre të rritur tjerë kanë marrë fraktura në ekstremitete të poshtme dhe janë trajtuar.

Autoritetet kanë thënë se varka ishte nisur nga Libani më 18 janar dhe emigrantët raportohet se kanë mbetur pa ushqim e ujë.

Një avokat libanez që ndjek çështjen e emigrantëve, ka thënë se varka ishte zhdukur që kur u nis nga Libani. Ai ka thënë se emigrantët ishin në gjendje të rëndë pasi nuk kishin ngrënë me ditë.