Shtrenjtimi i faturave të rrymës / Debat i nxehtë pritet sot në Kuvend, a do të kërkohet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së?

Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta nis sot (të enjten) me seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutojnë për çështjen e çmimit të lartë të energjisë elektrike në vend. Nga partia më e madhe opozitare (Partia Demokratike e Kosovës) kanë njoftuar se do të propozojnë një rezolutë për uljen e çmimit të energjisë dhe […]

Shtrenjtimi i faturave të rrymës / Debat i nxehtë pritet sot në Kuvend, a do të kërkohet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së?
shtrenjtimi-i-faturave-te-rrymes-/-debat-i-nxehte-pritet-sot-ne-kuvend,-a-do-te-kerkohet-shkarkimi-i-bordit-te-zrre-se?

shtrenjtimi-i-faturave-te-rrymes-/-debat-i-nxehte-pritet-sot-ne-kuvend,-a-do-te-kerkohet-shkarkimi-i-bordit-te-zrre-se?

Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta nis sot (të enjten) me seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutojnë për çështjen e çmimit të lartë të energjisë elektrike në vend.

Nga partia më e madhe opozitare (Partia Demokratike e Kosovës) kanë njoftuar se do të propozojnë një rezolutë për uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave.

Skeptik se do të ndodh kjo, u shpreh ish ministri i Financave, Haki Shatri, i cilli njëherit është anëtar i partisë tjetër opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai në një prononcim për Front Online thotë ashtu si zakonisht, deputetët e Vetëvendosjes nuk do të marrin pjesë në seancë, për atë, siç thotë ai, edhe do të dështojë.

“Kjo nuk është punë e partive, mirëpo tash gjithkush po mundohet me bë aktivitet politik.

Këtë që e ka nis PDK-ja nuk besoj që ka me pas sukses, Vetëvendosja nuk vjen nesër në mbledhje dhe dështon Kuvendi për shkak të mungesës së kuorumit, zakonisht ata kështu punojnë”, ka thënë ai për Front Online.

 

Ish- ministri i Financave: Shteti duhet të kërkoj sqarim nga ZRRE-ja e KESCO për faturat e larta të rrymës

Haki Shatri, ish ministër i Financave, për Front Online foli edhe për ankesat e shumta që kanë qenë për faturat e dhjetorit 2023 të të energjisë elektrike, të cilat ishin më të shtrenjta.

Ai thotë që Qeveria duhet të merret me këtë.

Shatri thotë se nuk është ndërhyrje nëse Qeveria kërkon raportim nga zinxhiri i furnizuesve të energjisë elektrike.

“Qeveria për këtë është. Rregullatori është i pavarur, mirëpo në qoftëse ka ankesa dhe vërehet që nuk është brenda parimeve, brenda rregullave, Qeveria duhet me kërku sqarim sepse e kanë të drejtë me kërku, raportim, se çka ka ndodh, pse, kërkesa për raportim nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është nëse ia imponon me e ngrit çmimin ose me e ulë çmimin me një vendim të paargumentuar. Por, kërkesa për me raportu, me i sqaru, edhe me i mbikëqyr, me i auditu edhe Rregullatorin, edhe KEDS-in, cka janë zinxhirë të furnizimit është gjë normale, dhe shteti prandaj ekziston”, ka thënë ai për Front Online.

 

Deputeti Besian Mustafa: Ka koordinim të ngushtë të ZRRE-së me Qeverinë

 

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa, në një prononcim për Front Online ka folur për çmimin e lartë të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka thënë që nesër si parti do t’i bëjnë propozimet e veta që i kanë, e që më pas do ta votojnë.

“Ajo është çështje që do të diskutohet aty në Kuvend për me nxjerr pastaj një deklaratë të përbashkët, nëse veçse arrijmë me pas një deklaratë të përbashkët. Natyrisht që do t’i propozojmë mundësitë dhe propozimet që i ka vet LDK-ja sipas programit tonë që quhet “Rruga e re” dhe pastaj në fund do të votojmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë ai për Front Online.

Mustafa ka thënë që politikat e Zyrës së Rregullatorit menaxhohen nga zyrat e Qeverisë.

Ai u pyet nëse duhet të shkarkohet Bordi i ZRrE-së.

Mustafa thotë që nuk mjafton shkarkimi, duhet ndryshim i tërësishëm i politikës së ZRrE-së.

“Ne kemi deklaruar edhe më parë që e kemi parë në koordinim shumë të ngushtë të ZRrE-së me Qeverinë, që do të duhej të ishte si institucion i pavarur, e jo që politika e ZRrE-së të menaxhohen në zyret e Qeverisë. Sa i përket shkarkimit, ne jemi që politika komplet të ZRrE-së të ndyshojë sa i përket çmimit të energjisë elektrike, nuk mjafton vetëm shkarkimi, duhet një ndryshim i tërësishëm i politikës së ZRrE-së sa i përket çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh ai për Front Online.

Avokati i Popullit për bllok-tarifat: Jemi duke e analizuar, nëse s’ka bazë ligjore do të marrim masa

Pikërisht për këtë çështje, edhe Avokati i Popullit ka kërkuar një sqarim nga Zyret e Rregullatorit.

Naim Qelaj për Front Online ka thënë që kanë ngritur shqetësimin për bllok tarifat, që tanimë janë duke e analizuar nëse ka bazë ligjore.

“Sa i përket shtrenjtimit të energjisë, sa i përket vendimit të ZRRE-së, ne nuk kemi pranuar deri kur ka ndodh problemi i fundit, asnjë ankesë, dhe është çështja që ZRRE-ja duhet me shqyrtuar brenda procedurave të brendshme dhe mandatit që ka. Ndërsa sa i përket bllok tarifës, jemi duke e parë, duke e shqyrtuar dhe duke e analizuar a ka bazë ligjore, dhe a paraqet diskriminim. Nëse na del që ka probleme të tilla atëherë kemi me mar veprime konkrete”, ka thënë ai për Front Online.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për çmime të larta të faturave të energjisë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) pati deklaruar se nuk ka rritje të tarifave fundore, po sipas tyre,  shumë konsumatorë po ngrohen me rrymë.

Përndryshe, në vendimin e fundit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike vitin e kaluar, si argument përmendej edhe çmimi i lartë i importit të energjisë elektrike dhe mos pagesa e energjisë elektrike në veri. Por, së fundi çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare ka rënë dukshëm, përkatësisht më lirë se në kohën e para pandemisë dhe banorët e veriut nga janari i këtij viti do të paguajnë për energjinë që shpenzojnë. Këto vlerësohen si arsye që Bordi i ZRRE-së të vendosë për zbritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët.

/Front Online/