Vëllai i gruas që ‘ra’ nga kati i dytë: Duam drejtësi, Artila shkoi për të darkuar por u kthye e vdekur

28 dhjetori ishte ditë e kopmshme për familjen Kameri. Në orët e hershme të mëngjesit atyre iu dha lajmi se e bija e tyre Artila ka rënë nga kati i dytë I hotelit Venus, gjatë kohës ku në dhomë me të ishte edhe Asdren Begolli. Por që prej asaj dite të afërmit e saj nuk […]

Vëllai i gruas që ‘ra’ nga kati i dytë: Duam drejtësi, Artila shkoi për të darkuar por u kthye e vdekur

28 dhjetori ishte ditë e kopmshme për familjen Kameri.

Në orët e hershme të mëngjesit atyre iu dha lajmi se e bija e tyre Artila ka rënë nga kati i dytë I hotelit Venus, gjatë kohës ku në dhomë me të ishte edhe Asdren Begolli.

Por që prej asaj dite të afërmit e saj nuk kanë gjetur qetësi, pasi sipas tyre, 34 vjeçarja nuk ka mundur të bëjë vetëvrasje.

Vëllai i saj ka thënë se Artila ka shkuar për të darkuar në hotel. Ai kërkon drejtësi për vdekjen e motrës së tij.

Artila ka qenë nënë e një vajze.