Sindikata e Policisë takohet të mërkurën me ministrin Xhelal Sveçla

Më 9 dhjetor, njësiti më elitare e Policisë së Kosovës, ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë. Kjo protestë ka qenë e dyta me radhë për njësitin, pasi e para u mbajtë më 1 nëntor, protestës së 9 dhjetorit iu bashkua edhe Sindikata e Policisë. Imer Zeqiri nga kjo Sindikatë ka bërë të ditur për […]

Sindikata e Policisë takohet të mërkurën me ministrin Xhelal Sveçla
sindikata-e-policise-takohet-te-merkuren-me-ministrin-xhelal-svecla

sindikata-e-policise-takohet-te-merkuren-me-ministrin-xhelal-svecla

Më 9 dhjetor, njësiti më elitare e Policisë së Kosovës, ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kjo protestë ka qenë e dyta me radhë për njësitin, pasi e para u mbajtë më 1 nëntor, protestës së 9 dhjetorit iu bashkua edhe Sindikata e Policisë.

Imer Zeqiri nga kjo Sindikatë ka bërë të ditur për Front Online se pas dërgimit të kërkesës për takim me ministrin Xhelal Sveçla, kërkesa është aprovuar.

Zeqiri thotë se takimi do mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 11:00.

“Mund të konfirmojë se nesër do të ketë takim rreth orës 11:00 me ministrin Sveçla pas kërkesës tonë për takim. Temat po besoj janë të qarta që do të diskutohen”, ka thënë shkurt Zeqiri.

Pakënaqësia e tyre ka qenë lidhur kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.