Sot mbyllet fushata elektorale në Mal të Zi

Këtë të premte mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi. Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Unioni Shqiptar”, raporton Klan. Janë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca që konkurrojnë për 81 vende në parlamentin […]

Sot mbyllet fushata elektorale në Mal të Zi
Flamuri i Malit të Zi, burimi: pixabay.com

Këtë të premte mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi. Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Unioni Shqiptar”, raporton Klan.

Janë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca që konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.

Roli i shqiptarëve mund të jetë vendimtar, pasi “Partia Europa” tani e presidentit Jakov Milatoviç pritet të marrë 2 të 3 e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shtetëror.

Sipas sondazheve në prag të zgjedhjeve të së dielës, 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtarë që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80 gjithsej, që është numri minimal për qeverisjen e re në Malin e Zi.