Në garë për të marrë drejtimin e PD, Basha takim me demokratët në Tiranë

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me demokratët e njësisë nr.2 në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat thotë se është i domosdoshëm fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda PD, për të rritur besimin e të rinjve në politikë. Basha shton më […] The post Në garë për të marrë drejtimin e PD, Basha takim me demokratët në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.

Në garë për të marrë drejtimin e PD, Basha takim me demokratët në Tiranë

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me demokratët e njësisë nr.2 në Tiranë.

Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat thotë se është i domosdoshëm fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda PD, për të rritur besimin e të rinjve në politikë.

Basha shton më tej se demokratët do t’i bashkojnë forcat dhe energjitë me të gjithë shqiptarët për të ndikuar në qeverisjen e vendit.

Postimi i plotë i Bashës:

Hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të rinjve në politikë.Ndryshimi që shumica e heshtur kërkon do të nisë nga familja jonë politike për t’u shtrirë më pas në të gjitha institucionet vendimmarrëse të vendit.

Ne do t’i bashkojmë forcat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët që duan të kenë në duart e tyre pushtetin, për të zgjedhur dhe ndikuar në qeverisjen e vendit.

Aleanca Qytetare për Demokracinë është mjeti në shërbim të këtij bashkimi, pavarësisht bindjeve politike, por të qartë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për të cilat vendi ka nevojë janë kushti paraprak për të çliruar potencialin e jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik që vendi ynë ka.

Me listat e hapura, vetting-un e politikanëve, kufizimin e mandateve, votën e diasporës, zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke i dhënë kopetenca kontrolli mbi vendimet e Parlamentit dhe qeverisë, ne çelim siparin e një debati të madh kombëtar, e me forcën e bashkimit do t’i bëjmë realitet.

Duhet t’i japim fund pushtetit pakufi, vendimmarrjes që bazohet në vullnetin e një individi, duke i dhënë peshë votës së qytetarëve dhe rritur mekanizmat e kontrollit nga Parlamenti.

The post Në garë për të marrë drejtimin e PD, Basha takim me demokratët në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.