Staroviq: Turqia po armatos intensivisht Kosovën

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, thotë se Turqia është duke punuar intensivisht në armatosjen, trajnimin dhe pajisjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, agjencitë e inteligjencës serbe kanë të dhëna se Turqia i ka dhuruar Kosovës dronë, sisteme kundër armaturës, mortaja dhe lloje të tjera të armëve, që është shkelje […]

Staroviq: Turqia po armatos intensivisht Kosovën
staroviq:-turqia-po-armatos-intensivisht-kosoven

staroviq:-turqia-po-armatos-intensivisht-kosoven

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, thotë se Turqia është duke punuar intensivisht në armatosjen, trajnimin dhe pajisjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, agjencitë e inteligjencës serbe kanë të dhëna se Turqia i ka dhuruar Kosovës dronë, sisteme kundër armaturës, mortaja dhe lloje të tjera të armëve, që është shkelje e Rezolutës 1244, prandaj Serbia i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Turqisë.

“Sigurisht që ne i kemi ndjekur intensivisht të gjitha këto procese, agjencitë tona që janë përgjegjëse për këtë, prej muajsh i kanë raportuar udhëheqjes shtetërore në detaje për gjithçka që po ndodh dhe natyrisht në përputhje me këtë, duke përdorur kanalet diplomatike. Ne i kemi paralajmëruar përfaqësuesit e Turqisë se kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme. Natyrisht, ata flasin për faktin se bëhet fjalë për një lloj aranzhimi komercial, për shitje”, tha Staroviq.

Ai ka theksuar megjithatë se bëhet fjalë për armatim që nuk lejohet në Kosovë dhe që FSK-ja nuk mund t’i posedojë.

“Nga ana tjetër, në bazë të gjithë asaj që dimë, duke marrë parasysh buxhetin e ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk kanë para për një gjë të tillë dhe nuk mund të bëhet fjalë për aranzhime komerciale, dhe është mjaft  e sigurt se janë donacione turke”, tha Staroviq./FrontOnline/