Sveçla nxjerr një dokument: Është dëshmi që ushtria e serbisë i ka dhënë grupit terrorist një lansues të raketave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. “Ky dokument është vërtetim që ushtria e […]

Sveçla nxjerr një dokument: Është dëshmi që ushtria e serbisë i ka dhënë grupit terrorist një lansues të raketave
svecla-nxjerr-nje-dokument:-eshte-deshmi-qe-ushtria-e-serbise-i-ka-dhene-grupit-terrorist-nje-lansues-te-raketave

svecla-nxjerr-nje-dokument:-eshte-deshmi-qe-ushtria-e-serbise-i-ka-dhene-grupit-terrorist-nje-lansues-te-raketave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht.”

Ai ka thënë se po shtohen dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.”

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti