Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri duhet të shkarkohet menjëherë, shumica po e pengon hetimin parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta bllokuar punën e Kuvendit respektivisht formimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook. “Lëshuam mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për […]

Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri duhet të shkarkohet menjëherë, shumica po e pengon hetimin parlamentar
tahiri-i-aak-se:-kjo-qeveri-duhet-te-shkarkohet-menjehere,-shumica-po-e-pengon-hetimin-parlamentar

tahiri-i-aak-se:-kjo-qeveri-duhet-te-shkarkohet-menjehere,-shumica-po-e-pengon-hetimin-parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta bllokuar punën e Kuvendit respektivisht formimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Lëshuam mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për faktin që ka një tendencë të shumicës parlamentare për ta bllokuar secilën punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend. Mos shtyrja e mandatit për tre muaj të Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore, për shkak se që dy muaj e gjysmë, LVV-ja e ka pamundësuar funksionimit e tij, është cenim i demokracisë dhe kufizim i fushëveprimit opozitar në Kuvend”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Reagimi i plotë:

Lëshuam mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për faktin që ka një tendencë të shumicës parlamentare për ta bllokuar secilën punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend.

Mos shtyrja e mandatit për tre muaj të Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore, për shkak se që dy muaj e gjysmë, LVV-ja e ka pamundësuar funksionimit e tij, është cenim i demokracisë dhe kufizim i fushëveprimit opozitar në Kuvend.

Ky është precedent shumë i rrezikshëm për demokracinë, për jetën parlamentare që shumica ta ngulfatë hetimin parlamentar për një temë shumë problematike.

Në kërkesën e mediave për propozimin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 9 qershor, theksova se ne jemi në diskutim me grupet parlamentare dhe do të kemi një qëndrim. AAK-ja e ka pozicionin më komod në këtë temë. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur. Por, mendojmë që kjo Qeveri duhet të shkarkohet. Kemi qenë të parët që kemi propozuar inicimin për shkarkimin e kësaj qeverie ose të dorëhiqet. Kryeministri Kurti është dorëzuar dhe veç një qëllim e ka se si ta gjejë një formë për t’ia lënë fajin opozitës për të shkuar në zgjedhje.ishte shkruar ai në X.