Çuni për stërvitjet e Serbisë afër kufirit: Institucionet të jenë të vëmendshme!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por që kërkon nga institucionet të jenë të vëmendshme dhe të jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtar. Ai thotë se këto stërvitje kanë si mesazh se kinse institucionet e Serbisë po brengosën për komunitetin […]

Çuni për stërvitjet e Serbisë afër kufirit: Institucionet të jenë të vëmendshme!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por që kërkon nga institucionet të jenë të vëmendshme dhe të jenë në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Ai thotë se këto stërvitje kanë si mesazh se kinse institucionet e Serbisë po brengosën për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

“Është një fushë që çdo ditë evoluohet, çdo ditë ka risi, ka zhvillime të reja, por në fakt është ripërsëritje e situatave e proceseve më të cilën kemi kaluar, kur Serbia për çështje politike për konsum të brendshëm kohë pas kohë demonstron forcën e saj ushtarake policore me të cilën jep mesazh qytetareve të saj kinse për brengën që e kanë për komunitetin serb që e kanë brenda territorit të Kosovës, përkundër asaj që ata fare nuk janë të rrezikuar nga askush”, thotë Quni, teksa apelon tek institucionet kosovare që çdo veprim ta bëjnë me partnerët ndërkombëtar.“Të vetme çështjen që unë e kisha ngritur që Qeveria duhet të ketë në konsideratë që çdo veprim çdo aktivitet duhet të jetë mirë i bashkërenduar me partnerët tanë strategjikë. Ne jemi dëshmitarë se për disa situata, ka pas do të thotë vërejtje Kryeministri Kurti përderisa veprime që partnereve tanë i ka sjell para disa akteve të kryera”, thotë Quni për EO.