Tahiri thotë se Kurti po flet për përfitime elektorale, ia bën disa pyetje “të thjeshta”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që pa populizëm t’i japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta e thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Ai tha se Kurti në foltoren e Kuvendin po mban fjalime që duan t’i dëgjojnë përkrahësit e tij dhe s’po përgjigjet në pyetjet kyçe. […]

Tahiri thotë se Kurti po flet për përfitime elektorale, ia bën disa pyetje “të thjeshta”
tahiri-thote-se-kurti-po-flet-per-perfitime-elektorale,-ia-ben-disa-pyetje-“te-thjeshta”

tahiri-thote-se-kurti-po-flet-per-perfitime-elektorale,-ia-ben-disa-pyetje-“te-thjeshta”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që pa populizëm t’i japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta e thelbësore për të ardhmen e Kosovës.

Ai tha se Kurti në foltoren e Kuvendin po mban fjalime që duan t’i dëgjojnë përkrahësit e tij dhe s’po përgjigjet në pyetjet kyçe.

“Falë manovrimit të tij ne jemi peng i kauzës së rrejshme që e ka pasë që nga fillimi e deri tash: “Jo negociata, vetëvendosje” dhe “Poshtë Zajednica”. A ka mundësi zotëri kryeministër që me na u përgjigj në disa pyetje të thjeshta, të cilat po dua t’i shtroj sepse po shihet që gjatë gjithë debatit je duke i zgjedhur disa pika në të cilat përfiton në formë elektorale dhe vazhdon me politikën tuaj populiste? Flet çka ka qejf dikush me ndi, por asnjëherë me mbajt atë konsistencën.  A është Kosova në avantazh apo disavantazh pas takimit të Brukselit? A mundesh me na tregu? Cili është qëndrimi juaj si kryeministër me fjalë të thjeshta e të shkurta rreth draft-statuti që e ke pranuar. A ka mundësi me na tregu çfarë komente i ke ofruar ndërmjetësit? A do të rrish në dakordimin që e ke pasë në Bruksel e Ohër dhe zëvendësi juaj në Bratisllavë në planin franko-gjerman?

Tahiri e pyeti Kurtin edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit në kontekstin e ngjarjeve të fundit, si dhe konflikteve nëpër botë.

“Cila është perspektiva e Kosovës në një situatë shumë problematike brenda Kosovës, sigurisë rajonale të problemeve të luftërave në botë, Integrimin në NATO”.

Tahiri pyeti edhe për procesin e zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe kryetarët aktualë shqiptarë atje.

“Si do të ndodhë [procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme] dhe kur? A ka mundësi me u përgjigj?”, tha Tahiri.