Taulant Balla betohet si Ministër i Brendshëm

Taulant Balla është betuar si Minisitër i Brendshëm pak më parë  në Presidencë. Ai u betua para Presidentit të Republikës Bajram Begaj, si Ministër i Brendshëm, ku në ceremoni mori pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla si dhe deputetë të PS-së. Theksojmë se Kuvendi miratoi në seancën e së enjtes dekretin e Presidentit për emërimin […] The post Taulant Balla betohet si Ministër i Brendshëm appeared first on Newsbomb Albania.

Taulant Balla betohet si Ministër i Brendshëm

Taulant Balla është betuar si Minisitër i Brendshëm pak më parë  në Presidencë. Ai u betua para Presidentit të Republikës Bajram Begaj, si Ministër i Brendshëm, ku në ceremoni mori pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla si dhe deputetë të PS-së.

Theksojmë se Kuvendi miratoi në seancën e së enjtes dekretin e Presidentit për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Në krye të këtij posti ishte Bledi Çuçi, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit vendosi të shkarkojë nga detyra Çuçin pas ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me sende të forta dy kushërinjtë  Maja dhe shkak për këtë u bë sherri për guroren.

Pas kësaj ngjarje, kryeministri  ka propozuar emrin e Taulant Ballës për  të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Kreu i shtetit tashmë pritet të dekretojë emrin e Ballës për të qenë në krye të kësaj Ministrie.

Prej 2005 Balla është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili për vite me radhë ka qenë drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit dhe afro dy vite më parë  u emërua  si drejtues politik i qarkut të Fierit. Ndërsa që prej vitit 2017 ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socioaliste të Shqipërisë.

The post Taulant Balla betohet si Ministër i Brendshëm appeared first on Newsbomb Albania.