Te gjithë të akuzuarit në aksidentin e Llaskarcës e mohojnë fajin

Sot para Gjykatës Penale të Shkupit, pesë të akuzuarit kanë mbaruar me fjalët përfundimtare, në lidhje aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit në shkurt të vitit 2019-të, ku si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Tani vijojnë fjalët përfundimtare të të akuzuarit të gjashtë – shoferit, […]

Te gjithë të akuzuarit në aksidentin e Llaskarcës e mohojnë fajin
Rasti "Durmo Turs" - Llaskarca. Foto Suad Bajrami/Portalb.mk

Sot para Gjykatës Penale të Shkupit, pesë të akuzuarit kanë mbaruar me fjalët përfundimtare, në lidhje aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit në shkurt të vitit 2019-të, ku si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Tani vijojnë fjalët përfundimtare të të akuzuarit të gjashtë – shoferit, Manoil Trifunovski, njofton Portalb.mk.

Në seancat e kaluara, fjalë përfundimtare kanë dhënë mbrojtja dhe vetë pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli – i akuzuar i parë, i cili mohoi kategorisht përgjegjësinë për aksidentin në fjalë. Përgjegjësinë e mohoi edhe i akuzuari i dytë, Remzi Miftari, i cili sipas akuzës ka qenë përgjegjës për organizimin e transportit në kompani. Gjithashtu, edhe Igor Trajkovski – i akuzuar i tretë, udhëheqësi i stacionit teknik “AMZ Gostivar”, ku autobusi i ka kryer kontrollet teknike ka mohuar përgjegjësinë.

Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Darko Jakimovski, në fjalët përfundimtare deklaroi se të gjithë të gjashtë të akuzuarit për aksidentin e “Llaskarcës” janë fajtorë, por secili e mohon dhe ia hedh fajin njëri tjetrit. Ai kërkoi që të akuzuarit të dënohen, ndërkaq përveç kësaj t’u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së transportit.

Të dëmtuarit në fjalët përfundimtare thanë se e mbështesin plotësisht akuzën dhe kërkojnë ndjekje penale dhe dënim maksimal për të akuzuarit.

Sipas akuzës, tre të akuzuarit e parë akuzohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”, ndërsa të akuzuarit e katërt, pestë dhe gjashtë për “Bashkëpunim në të njëjtën vepër”.

“Durmo Tours” edhe sot vazhdon të punojë dhe të bartë udhëtarë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU.