Të punësuarit në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut do të marrin rritje të rrogës

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe sindikatave ka dështuar. Të punësuarit në sektorin publik do të marrin rritje të pagës për 10 përqind, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. Më së paku 10 përqind nga shtatori, ndërsa nga marsi i vitit 2025 model sistem për rritjen e rrogës sipas rritjes së rrogës mesatare. U tejkaluan […]

Të punësuarit në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut do të marrin rritje të rrogës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe sindikatave ka dështuar. Të punësuarit në sektorin publik do të marrin rritje të pagës për 10 përqind, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.

Më së paku 10 përqind nga shtatori, ndërsa nga marsi i vitit 2025 model sistem për rritjen e rrogës sipas rritjes së rrogës mesatare. U tejkaluan edhe pengesa për pushimin vjetor. Sindikatat nuk u dorëzuan nga kërkesa që shuma të mos jetë nën 10 mijë denarë për çdo të punësuar. Qeveria edhe me këtë u pajtua.

Që të realizohet krejt kjo, ministri Besimi do të bën rebalanc te buxhetit në shtator, por nuk tregoi se për sa para do të ketë nevojë, sikur nuk tregoi se nga cilat fusha do të merren.

Më 3 korrik, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) mbajti seancë të udhëhequr nga ministrja Trençevska. Në seancë u prezantuan simulimet e reja sipas rritjes së pagave të propozuar paraprakisht nga përfaqësuesit e sindikatave. Pas propozimeve të dhëna, mes të pranishmëve u hap diskutim. Megjithatë, nuk pati vendim. Partnerët socialë ranë dakord që negociatat e mëtejshme për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik do të zhvillohen në një grup më të vogël pune të përbërë nga anëtarë të KES, i cili do të punojë shpesh dhe do të dalë me propozime deri në seancën e ardhshme të KES.

Paraprakisht, u prezantua Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 – 2025, pra rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare. Sindikatat, nga ana tjetër, vlerësuan se ka një zhvendosje nga “pika e vdekur, por nuk devijojnë nga kërkesat sepse ajo që ofrohet nuk është e pranueshme për ta.

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 36.134 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 54.177denarë, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.