Të shtëna në Prishtinë, policia konfiskon një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar një person të dyshuar, pas disa të shtënave me armë në Prishtinë. “Më 29.03.2024, rreth orës 14:30, një njësi policore deri sa po monitoronte trafikun në rrugën “Shpëtim Robaj”, kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë drejtuar në drejtim nga […]

Të shtëna në Prishtinë, policia konfiskon një armë zjarri
te-shtena-ne-prishtine,-policia-konfiskon-nje-arme-zjarri

te-shtena-ne-prishtine,-policia-konfiskon-nje-arme-zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar një person të dyshuar, pas disa të shtënave me armë në Prishtinë.

“Më 29.03.2024, rreth orës 14:30, një njësi policore deri sa po monitoronte trafikun në rrugën “Shpëtim Robaj”, kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë drejtuar në drejtim nga vinin të shtënat, ku kanë hasur në dy persona me një motoçikletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit te njëri nga personat, policia ka gjetur një revole me një karikator.

“Në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumbat), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar)”- thuhet tutje në njoftim.

Sipas policisë, rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë./Front Online/