Tentoi ta vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, arrestohet 20-vjeçari në Vushtrri

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar në Vushtrri një person të dyshuar për veprën  penale ‘Prezantim i rremë’. Sipas njoftimit, i njëjti ka tentuar që ta vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues dhe po ashtu është prezantuar rrejshëm si person zyrtar. “Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore e […]

Tentoi ta vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, arrestohet 20-vjeçari në Vushtrri
tentoi-ta-ve-ne-lajthitje-policine-duke-u-lajmeruar-rrejshem-si-ankues,-arrestohet-20-vjecari-ne-vushtrri

tentoi-ta-ve-ne-lajthitje-policine-duke-u-lajmeruar-rrejshem-si-ankues,-arrestohet-20-vjecari-ne-vushtrri

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar në Vushtrri një person të dyshuar për veprën  penale ‘Prezantim i rremë’.

Sipas njoftimit, i njëjti ka tentuar që ta vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues dhe po ashtu është prezantuar rrejshëm si person zyrtar.

“Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ta vë në lajthim policinë  duke u lajmëruar  rrejshëm si ankues, po ashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.