Time Kadrijaj: Albin Kurti sot në Bruksel doli i dështuar

Rundi i ri i bisedimeve për normalizim të raporteve Kosovë dhe Serbi që u mbajtë sot doli pa ndonjë rezultat pozitiv. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Alkesandër Vuciq akuzuan njëri tjetrin për mosgatishmëri. Për takimin e sotëm kryeministrin Kurti e ka kritikuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Sipas saj kryeministri […]

Time Kadrijaj: Albin Kurti sot në Bruksel doli i dështuar
time-kadrijaj:-albin-kurti-sot-ne-bruksel-doli-i-deshtuar

time-kadrijaj:-albin-kurti-sot-ne-bruksel-doli-i-deshtuar

Rundi i ri i bisedimeve për normalizim të raporteve Kosovë dhe Serbi që u mbajtë sot doli pa ndonjë rezultat pozitiv.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Alkesandër Vuciq akuzuan njëri tjetrin për mosgatishmëri.

Për takimin e sotëm kryeministrin Kurti e ka kritikuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Sipas saj kryeministri Kurti ka përfunduar i dështuar në Bruksel.

Kadrijaj përmendi dhe sanksionet që sipas saj është duke humbur miliona euro.

“Në periudhën kur kanë qenë në opozitë kanë bërë shumë zhurmë në raport me këto takime, dhe në raport me transparencën në procesin e dialogut. S’kemi çfarë të flasim se çfarë kanë thënë si opozitë për dialogun që  nuk do të dialogonte, dhe e shihni tani që po përfundon në Bruksel, po përfundon i dështuar, se Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Kosova ka humbur miliona euro nga këto sanksione”, tha ajo.

Sipas Kadrijajt, kryeministri Kurti e ka pranuar vet marrëveshjen në Ohër.

“Vet e ka pranuar në Ohër marrëveshjen Kurti, unë po befasona se si nuk e ka ditur se për cka do të diskutojnë dhe cilat do të jenë temat e diskutimit apo për një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes”, u shpreh ajo.

Gjatë një konference, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka mundur të pranojë kompromis mes propozimit të tij me sekuencë dhe kushtëzimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në takimin e së enjtes në Bruksel ka prezantuar një propozim për zbatimin e marrëveshjes bazë e se Serbia ka kërkuar fillimisht Asociacionin e komunave.

Sipas tij, propozimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka pranuar propozimin e tyre./Front Online