Tottenham tenton transferimin e Lukakut

Tottenham është lidhur me një lëvizje befasuese për asin e Chelseat, Romelu Lukaku. Spurs do të hyjnë në tregun e transferimeve nëse Harry Kane përfundon transferimin e tij në Bayern Munich. Legjenda e klubit gjendet tashmë në Gjermani për të kryer testet mjekësore para se të përfundojë transferimin e tij prej 115 milionë euro në […]

Tottenham tenton transferimin e Lukakut

Tottenham është lidhur me një lëvizje befasuese për asin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Spurs do të hyjnë në tregun e transferimeve nëse Harry Kane përfundon transferimin e tij në Bayern Munich.

Legjenda e klubit gjendet tashmë në Gjermani për të kryer testet mjekësore para se të përfundojë transferimin e tij prej 115 milionë euro në kampionët e Bundesligës.

Largimi i Kane nga Londra e Veriut do t’i lërë Spurs me një vrimë të madhe në sulmin e tyre, duke pasur parasysh se ai është golashënuesi rekord i klubit.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi mund të kthehet te Romelu Lukaku i Chelseat për të zëvendësuar anglezin.

Lukaku aktualisht është duke u stërvitur i vetëm në Cobham, pasi nuk është në planet e Mauricio Pochettinos.

Edhe pse mediumi bën të ditur se trajneri i Spurs, Ange Postecoglou “nuk është një tifoz i Big Rom nga pikëpamja teknike”.

Chelsea po kërkon afro 50 milionë euro për kartonin e tij dhe Tottenhami me gjasë do të bëjë ofertë në javën e ardhshme.