Trajneri i PSG-së planifikon fillimin e sezonit pa Mbappen

Enrique planifikon fillimin e sezonit pa Mbappen. Kylian Mbappe pritet të humbasë fillimin e sezonit 2023/24 me Paris Saint-Germainin. Kampionët francezë do të kthehen në stërvitje nesër, teeksa ndeshjen e parë në sezonin e ri në Ligue 1 do ta zhvillojnë më 12 gushtu, kundër Lorient, transmeton Gazeta Express. Tani për tani, klubi dhe Mbappe […]

Trajneri i PSG-së planifikon fillimin e sezonit pa Mbappen

Enrique planifikon fillimin e sezonit pa Mbappen.

Kylian Mbappe pritet të humbasë fillimin e sezonit 2023/24 me Paris Saint-Germainin.

Kampionët francezë do të kthehen në stërvitje nesër, teeksa ndeshjen e parë në sezonin e ri në Ligue 1 do ta zhvillojnë më 12 gushtu, kundër Lorient, transmeton Gazeta Express.

Tani për tani, klubi dhe Mbappe janë shumë larg arritjes së një zgjidhjeje të situatës.

24-vjeçari ka qenë duke u stërvitur i vetëm në Paris, pasi u la jashtë ekipit për turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Megjithatë, me kapitenin e Francës që refuzoi një ofertë për të rinovuar kontratën dhe një lëvizje në Arabinë Saudite, situata e sulmuesit vazhon të jetë ende e paqartë.

Real Madridi mbetet i sigurt për kompletimin e një transferimi të ish-sulmuesit të Monacos, por çështjet afatshkurtra duhet të zgjidhen shpejt.

Sipas raportimeve nga “Marca”, vendimi për të lënë mënjanë Mbappen erdhi nga pronësia e klubit.

Pavarësisht kësaj, Luis Enrique thuhet se ende po shpreson të punojë me Mbappen, por planet e tij të hershme po bëhen pa të.

Mbetet të shihet këtë muaj se si do të rrjedhin gjërat që lidhen me të ardhmen e Kylian Mbappes.