Tri vjet nga Samiti i Sofjes – Kosova po përballet me sfida në rrugëtimin drejtë dekarbonizimit

Janë bërë tri vjet nga Samiti i Sofjes, ku Kosova mori përsipër zbatimin e qëndrueshmërisë mjedisore, energjinë e ripërtërishme dhe veprimin për klimën. E pikërisht për këtë temë, u diskutua të premten në tryezën e organizuara nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) me anëtarë të Komisioneve Parlamentare që fushëveprim kanë edhe Agjendën e Gjelbër, raporton […]

Tri vjet nga Samiti i Sofjes – Kosova po përballet me sfida në rrugëtimin drejtë dekarbonizimit
tri-vjet-nga-samiti-i-sofjes-–-kosova-po-perballet-me-sfida-ne-rrugetimin-drejte-dekarbonizimit

tri-vjet-nga-samiti-i-sofjes-–-kosova-po-perballet-me-sfida-ne-rrugetimin-drejte-dekarbonizimit

Janë bërë tri vjet nga Samiti i Sofjes, ku Kosova mori përsipër zbatimin e qëndrueshmërisë mjedisore, energjinë e ripërtërishme dhe veprimin për klimën. E pikërisht për këtë temë, u diskutua të premten në tryezën e organizuara nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) me anëtarë të Komisioneve Parlamentare që fushëveprim kanë edhe Agjendën e Gjelbër, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se praktika e zbatimit të këtyre aspekteve është e dobët. Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se Kosova e vendet tjera po përballen me sfida në rrugëtimin drejtë dekarbonizimit.

“Pavarësisht qasjes së dukshme të këtyre qëllimeve, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhme më miqësore me mjedisin. Këto sfida dalin nga kostot financiare, ekonomike dhe sociale të proceseve të transformimit, interesat konkurruese midis palëve të interesuara, mungesa e informacionit midis vendimmarrësve dhe mungesa e bashkëpunimit të fortë rajonal”.

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli, tha se falë Qeverisë po arrijnë ta shtyjnë përpara Agjendën e Gjelbër. Sipas saj, ka qenë e pamundur të jetësohet kjo agjendë me mosbashkëpunimin me qeveritë e kaluara.

Në fund, Pacoli tha se kryeministri Kurti është i interesuar për të zbatuar Agjendën e Gjelbër.

“Tri vite më parë Kosova është zotuar për zbatim të Agjendës së Gjelbër. A ka pas pengesa në disa sektorë, mendoj që po. Unë si kryetare jam e lumtur që kam hapësirë dhe të shtyjë çështje që lidhet me agjendën e gjelbër dhe sidomos kur e kemi një Qeveri që të dëgjon. Në kohën e më parme ka qenë e vështirë sepse e kemi pas një Qeveri që nuk të dëgjonte”.

“Komisioni mbulon shumë fusha dhe të gjitha kanë të bëjnë me Agjendën e Gjelbër. Ne në fushëveprimin tonë kemi 70 ligje që janë në fushëveprimin tonë. Në vitin e kaluar kemi trajtuar 38 ligje. Nuk kemi punuar në reformimin e bujqësisë sepse varet shumë në pesticide por ne eliminim e subvencionimin e drejtë të fermerëve dhe kjo nuk do të thotë se e kemi lënë anash reformimin e bujqësisë”, u shpreh Pacolli.

Blendi Hasaj nga Instituti GAP, tha se duhet që me patjetër të punohet që të ketë orientim te burimet e ripërtrishme, EO.

“Konsideroj që është e rëndësishme që të kemi këso lloj raportesh që e masin progresin në çështjet apo fushat që janë strategjike dhe shumë të rëndësishme për Kosovën, pasi që përveç vlerësimit ajo ndikon te Qeveria që ta rrisë angazhimin e saj në mënyrë që të arrijë objektivat. Këto angazhime që i kemi marrë kanë me na kushtëzuar një transformim të tërësishëm të sektorit energjetik. Kjo përveç që është sfidë në vetvete ka edhe shumë të mira që i ka si proces sepse një nga të mirat është që na mundëson një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm”.

“Kosova aktualisht e ka miratuar një strategji i cili është një dokument kyç dhe kryesor për zhvillimin e sektorit të energjisë në vend dhe i cili ka vë synimet se çka duhet të arrihet deri në vitin 2031. Normalisht si strategji është shumë ambicioze dhe mendoj që tenton disi heshturazi që të zhvendoset nga kjo baza te prodhimi i energjisë me qymyr, ndonëse mbetet në skenarë dhe të ketë një orinetim te burimet e ripërtritshme”.