Musliu – Shoshi: Fatkeqësisht, Hashim Thaçi sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë pas votimit, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ishte edhe pjesë e delegacionit. Musliu – Shoshi shkroi se është tejet e […]

Musliu – Shoshi: Fatkeqësisht, Hashim Thaçi sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses
musliu-–-shoshi:-fatkeqesisht,-hashim-thaci-sot-nuk-eshte-ne-mesin-tone-per-te-festuar-kete-sukses

musliu-–-shoshi:-fatkeqesisht,-hashim-thaci-sot-nuk-eshte-ne-mesin-tone-per-te-festuar-kete-sukses

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Menjëherë pas votimit, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ishte edhe pjesë e delegacionit.

Musliu – Shoshi shkroi se është tejet e lumtur që ka dhënë kontribut në procesin e anëtarësimit në KiE, por do të ishte edhe më e lumtur nëse këtë sukses do ta festonin edhe me ish-presidentin Thaçi.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe miratimit të Kushtetutës tonë në prill të atij viti, Hashim Thaçi, atë kohë si Kryeministër, ishte siguruar që ai dokument të përmbante standartet më të larta që respektojnë të drejtat e njeriut, fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit – si parakushte themelore për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare. Fatkeqësisht, e gjithsesi padrejtësisht, Hashim Thaçi sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses. Megjithatë, sot, me mendje dhe zemër ne jemi me të, afër tij dhe çlirimtarëve të tjerë, për t’i shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për vizionin e qartë për Kosovën Evropiane”, shkroi ajo.

Ajo potencoi se votimi pro anëtarësimit në këtë organizatë është fitore e rëndësishme për Kosovën.

“Miratimi i raportit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili rekomandon pranimin e Kosovës si anëtarja e 47-të e kësaj organizate ndërkombëtare – është një fitore e rëndësishme për të cilën është punuar gjatë dhe shumë. Tani, në muajin maj presim që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendosë përfundimisht PRO anëtarësimit të vendit tonë”, shkroi ajo.