U mbajt rrethi i parë i zgjedhjve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dy kandidatë do të përballen më 8 maj, gjithçka që ndodhi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan për presidentin e vendit. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa i mbyllën në orën 19:00. Sipas mbi 90% të votave të numëruara, kandidatja e VRMO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova shënoi fitore duke grumbulluar dyfish më shumë vota sesa kundërkandidati i saj maqedonas nga LSDM-ja, Stevo […]

U mbajt rrethi i parë i zgjedhjve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dy kandidatë do të përballen më 8 maj, gjithçka që ndodhi
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan për presidentin e vendit. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa i mbyllën në orën 19:00. Sipas mbi 90% të votave të numëruara, kandidatja e VRMO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova shënoi fitore duke grumbulluar dyfish më shumë vota sesa kundërkandidati i saj maqedonas nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski. Të dy kandidatët do të përballen sërish me 8 maj, në rrethin e dytë zgjedhor. Në taborin shqiptar, fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian ndaj kundërkandidatit të tij shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, raporton Portalb.mk.

Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues ishin të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

23:00 – Jakimovski pranoi humbjen, uroi Siljanovska-Davkovën

22:53 – Pendarovski: Rezultatet nuk janë siç i prisnim, diferenca me gjasë do të jetë rreth 130 mijë vota

22:39 – Siljanovska – Davkova: Ndjehem e frymëzuar, të mos hedhim hije mbi rezultatin e sotëm

22:33 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 80% të votave të rrethit të parë

22:24 – Kasami: Do ta përmbysim rezultatin që BDI-ja e mori sot me metoda kriminale

22:04 – Bujar Osmani: Kemi shënuar fitore gjithandej, Taravari të pranojë me dinjitet humbjen

21:41 – Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet

21:37 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi 70% të votave të rrethit të parë

21:25 – Mucunski nga VMRO: Zgjedhet ishin demokratike, ky është fillimi i fundit të kësaj qeverie

21:02 – LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, pati vetëm shkelje të lehta të procesit zgjedhor

20:50 – KShZ: Votim i qetë dhe i rregullt, 134 kundërshtime janë pranuar nga qytetarët, 65 janë refuzuar

20:45 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i gjysmës së votave të rrethit të parë

20:35 – Presidencialet në RMV, rezultatet nga numërimi i mbi rreth 40% të votave të rrethit të parë

20:01 – Toshkovski: Zgjedhjet ishin demokratike, do të ketë vetëm dy kallëzime penale

19:45 – Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

19:20 – RMV, rezultatet fillestare jozyrtare KSHZ-ja do t’i shpallë rreth mesnate

19:00 – Ademi nga “Fronti Evropian”: Zgjedhjet ishin demokratike, presim fitore të Osmanit

19:00 – VLEN: Pjesëmarrja ishte masive, dridhjet e fundit të “tërmetit” do të jenë më 8 maj

19:00 – U mbyllën vendvotimet, procesi i numërimit të votave ka filluar

18:00 – RMV, dhjetëra qytetarë kontaktuan Avokatin e Popullit për shkelje të të drejtës së votës

17:52 – Mbi 300 parregullsi të regjistruara nga KSHZ-ja, në mbrëmje do të vendoset për tre vendvotimet në Kumanovë

17:36 – Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

17:25 – Parregullsi serioze në tre vendvotime të Kumanovës, këtu pritet përsëritja e procesit zgjedhor

16:54 – Civil për parregullsitë: Transport i organizuar dhe marrje e të dhënave nga qytetarët para votimit

16:44 – RMV, Policia publikoi disa parregullsi tjera që kanë ndodhur nëpër vendovotime

16:16 – Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

16:05 – KSHZ-ja deri në ora 15:00 ka regjistruar 233 kundërshtime për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

15:30 – Angellovski: Në një vendvotim në Shkup është gjetur bombë tymuese e shpërthyer

15:15 – Është arrestuar një person nga Ohri, ka fotografuar fletën e votimit

15:00 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024

14:16 – RMV, Bajrami: Dita e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha

14:10 – MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme

14:00 – Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

12:46 – Misioni i ODIHR-së në RMV ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t’i prezantojë nesër

12:00 – Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

11:46 – RMV, prokurori Bajrami në ora 13 do t’i kumtojë informatat fillestare për zgjedhjet nga PP në gjithë vendin

11:14 – RMV, Toshkovski: Gjendja e sigurisë stabile, nuk ka ndonjë parregullsi në procesin zgjedhor

10:15 – KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind

09:15 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike

09:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

08:00 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)

07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi

22.04.2024

Heshtje zgjedhore për presidencialet, fushatë për parlamentaret, votuan mijëra të paraqitur

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që dje deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Dje, votimi për zgjedhjet presidenciale u zhvillua për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit apo diasporë.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.

LEXO: Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV