Vazhdon aksioni i policisë ndaj personave që kërkojnë lëmoshë – Merren në stacioni 19 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës. Sipas njoftimit aksioni ka nisur me 6 prill të këtij viti. Deri më tani në stacion policor janë shoqëruar 19 persona, nga të cilët 12 janë fëmijë. Njoftimi i plotë: Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë […]

Vazhdon aksioni i policisë ndaj personave që kërkojnë lëmoshë – Merren në stacioni 19 persona
vazhdon-aksioni-i-policise-ndaj-personave-qe-kerkojne-lemoshe-–-merren-ne-stacioni-19-persona

vazhdon-aksioni-i-policise-ndaj-personave-qe-kerkojne-lemoshe-–-merren-ne-stacioni-19-persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës.

Sipas njoftimit aksioni ka nisur me 6 prill të këtij viti.

Deri më tani në stacion policor janë shoqëruar 19 persona, nga të cilët 12 janë fëmijë.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie me datën 06.04.2024 ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.