Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se, sipas mjekëve, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. “HETIM I VDEKJES  – Spitali Rajonal, Prizren 03.05.2024 – 07:46.   Në […]

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet
vdes-nje-grua-ne-spitalin-e-prizrenit,-policia-nis-hetimet

vdes-nje-grua-ne-spitalin-e-prizrenit,-policia-nis-hetimet

Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se, sipas mjekëve, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“HETIM I VDEKJES  – Spitali Rajonal, Prizren 03.05.2024 – 07:46.   Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.