Vetaksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, shoferi dërgohet në spital

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. “Rreth orës 19:20 në rr.nacionale, drejtimi Prishtinë-Pejë afër Korreticës së lartë […]

Vetaksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, shoferi dërgohet në spital
vetaksident-ne-rrugen-nacionale-prishtine-peje,-shoferi-dergohet-ne-spital

vetaksident-ne-rrugen-nacionale-prishtine-peje,-shoferi-dergohet-ne-spital

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Rreth orës 19:20 në rr.nacionale, drejtimi Prishtinë-Pejë afër Korreticës së lartë është shkaktuar një vetaksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Raportohet se një automjet i tipit BMW, është i përfshirë në këtë vetaksident dhe përveq dëmeve materiale një person (vozitesi) është dërguar për trajtim mjeksor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, perderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Apelojmë për kujdes nga vozitësit, posaqerisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen më të rrëshqitshme”, ka thënë Hoxha.