Vitia: Më 2023 mbulueshmëria me vaksina ishte në shkallën 90%

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë për “Javën e imunizimit” që ajo shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë. Në këtë ngjarje të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës morën pjesë edhe kryesuesja e Komisionit parlamentar […]

Vitia: Më 2023 mbulueshmëria me vaksina ishte në shkallën 90%
vitia:-me-2023-mbulueshmeria-me-vaksina-ishte-ne-shkallen-90%

vitia:-me-2023-mbulueshmeria-me-vaksina-ishte-ne-shkallen-90%

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë për “Javën e imunizimit” që ajo shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës morën pjesë edhe kryesuesja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, drejtori i IKShKP-së, Naser Ramadani, shefi i Zyrës së OBSH-së, Oleksander Martiynenko, dhe zëvendësshefi i UNICEF-it, Benjamin Fischer, raporton Ekonomiaonline.

“Është privilegj dhe nder t’ju drejtohem sot me një angazhim të përbashkët për të imunizuar qytetarët tanë. Përmes vaksinimit kemi parandaluar vuajtjet. ‘Java e Imunizimit’, shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë”, ka thënë ministri Vitia.

“Në vitin 2023 mbulueshmëria me vaksina është në shkallën 90%. Lajmi i mirë është se shkallë të njëjtë të mbulueshmërisë kanë edhe dy vaksinat e reja e pneumonitit dhe e Htrs. 66% te vajzave 12-vjeçare janë vaksinuar. Bëj thirrje për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që të apelojnë në vaksinimin e nxënësve të klasave të 6-ta. Mburremi jo vetëm në rajon por edhe në Evropë për punën e MSh-së”.

Në anën tjetër, drejtori i IKShKP-së, Naser Ramadani, e quajti imuinizimin si njërin prej investimeve më të mira të MSh-së.

“Vendi ynë i bashkohet vendeve evropiane. Java e imunizimit është mundësi e mirë, për një rezultat të jashtëzakonshëm. Imunizimi njëra nga investimet më të mira të ministrisë tonë. Një program që ka nevojë për mbështetje. MSh-ja po punon ngushtë, bëj thirrje të gjithë prindërve te vaksinojnë fëmijët e tyre. Si profesionist shëndetësor bëj thirrje të arrijnë mbulueshmërinë për vaksinim. IKShKP-ja UNiCEF do i përmbush obligimet e veta në mënyrë që të kemi qasje të barabartë për të gjitha komunitetet”, ka thënë Ramadani.