VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte mbajti seancë ku janë miratuar listat e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton Portalb.mk. Në njësinë zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa e dyta është Gordana Koçovska Dimitrievska. Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës është […]

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
VMRO - DPMNE, foto nga Vanço Xhambaski

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte mbajti seancë ku janë miratuar listat e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton Portalb.mk.

Në njësinë zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa e dyta është Gordana Koçovska Dimitrievska.

Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës është Vllado Misajllovski, ndërsa e dyta është Zhaklina Peshevska.

Në njësinë zgjedhore numër 3 bartës është deputeti Dragan Kovaçki, ndërsa i dyti është Nikolla Micevski.

Në njësinë zgjedhore numër 4 bartës është nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski, ndërsa i dyti është Antonio Milloshoski.

Në njësinë zgjedhore numër 5 sekretari i përgjithshëm i partisë Gjorgija Sajkoski ndërsa e dyta është Ollga Llozanovska.

Në njësinë zgjedhore numër 6 bartëse është deputetja Dafina Stojanovska, ndërsa i dyti është Aleksandar Veljanovski.

Emrat e bartësve të listave i ka konfirmuar edhe LSDM-ja, ndërsa edhe opozita shqiptare (VLEN) i ka publikuar disa emra por që ende nuk janë të konfirmuar për të gjitha zonat.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.