Vuçiq dekoron Grenellin për angazhimin e tij për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar Richard Grenellin me Urdhrin e Flamurit Serb për shërbimet e dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton FrontOnline. Grenell ishte i dërguari amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së Presidentit Donald […]

Vuçiq dekoron Grenellin për angazhimin e tij për Serbinë
vuciq-dekoron-grenellin-per-angazhimin-e-tij-per-serbine

vuciq-dekoron-grenellin-per-angazhimin-e-tij-per-serbine

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar Richard Grenellin me Urdhrin e Flamurit Serb për shërbimet e dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton FrontOnline.

Grenell ishte i dërguari amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Vendimi për nderimin e Grenellit është marrë me rastin e festës kombëtare serbe, më 15 shkurt të këtij viti dhe me atë rast, Grenell ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullin e Serbisë për mirënjohjen që i është bërë.

“Faleminderit Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithë Qeverisë së Serbisë dhe popullit të Serbisë për këtë mirënjohje të madhe. Sot mora , nderimin më të lartë të Urdhrit të flamurit serb tha Grenell në rrjetin social X./FrontOnline/