Xavi konfirmon rinovimin e kontratës me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betis. Ish-mesfushori i Barcelonës konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me klubin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe më tutje. “Unë jam i lumtur tek Barça, projekti po vazhdon. Rinovimi i kontratës do të […]

Xavi konfirmon rinovimin e kontratës me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betis.

Ish-mesfushori i Barcelonës konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me klubin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe më tutje.

“Unë jam i lumtur tek Barça, projekti po vazhdon. Rinovimi i kontratës do të zyrtarizohet në ditët në vijim”.

“Kur ata flasin keq për mua unë qeshem, sepse ju më keni fajësuar shumë këtë vit, por në fund jam nominuar për çmimin “The Best”, ka thënë tekniku spanjoll.

Barcelona e ka fituar titullin e ligës sezonin e kaluar nën urdhëratë e Xavit. Katalanasit e përfunduan kampanjën me një diferencë prej dhjetë pikëve me vendin e dytë, rivalin Real Madridin.

Teksa jemi tek sezoni 2023/24, Barcelona mbetet e pamposhtur me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para të sezonit.

Blaugranasit do të përballen me Real Betisin në xhiron e radhës në La Liga me 16 shtator, me fillim nga ora 21:00.