Xhengis Rexhepi emërohet trajner i Feronikeli ’74

Xhengis Rexhepi merr drejtimin e Feronikeli ’74. Feronikeli ’74 që është futur për herë të parë në Superligën e Kosovës, ka nënshkruar sot me trajnerin e ri, pas largimit të Granit Begollit. Klubi i ri nga Drenasi ka arritur të dalë kampion në Grupin A të Ligës së Parë. E pas futjes në elitën e […]

Xhengis Rexhepi emërohet trajner i Feronikeli ’74

Xhengis Rexhepi merr drejtimin e Feronikeli ’74.

Feronikeli ’74 që është futur për herë të parë në Superligën e Kosovës, ka nënshkruar sot me trajnerin e ri, pas largimit të Granit Begollit.

Klubi i ri nga Drenasi ka arritur të dalë kampion në Grupin A të Ligës së Parë.

E pas futjes në elitën e futbollit kosovar, trajneri Granit Begolli u largua nga klubi.

Por nuk ka vonuar shumë dhe klubi nga Drenasi është bërë me trajner të ri.

Kryetari i klubit, Erblind Krasniqi ka prezantuar trajnerin e ri i cili është Xhengis Rexhepi që arriti ta inkuadrojë Lirinë në Ligën e Parë.

Rexhepi do të marrë drejtimin e skuadrës dhe synon që ta mbajë Feronikelin ’74 në elitën e futbollit kosovar.