Zbulohet kontrata marramendëse e Havertzit në Arsenal

Zbulohet kontrata marramendëse e Havertzit në Arsenal, 385 mijë euro në javë. Detajet e kontratës së madhe që e bindi Kai Havertzin të largohej nga Chelsea dhe t’i bashkohej Arsenalit janë zbuluar. Gazeta gjermane Bild raporton se gjermani do të bëhet lojtari më i paguar te Arsenali, ku do të përfitojë 20 milionë euro në […]

Zbulohet kontrata marramendëse e Havertzit në Arsenal

Zbulohet kontrata marramendëse e Havertzit në Arsenal, 385 mijë euro në javë.

Detajet e kontratës së madhe që e bindi Kai Havertzin të largohej nga Chelsea dhe t’i bashkohej Arsenalit janë zbuluar.

Gazeta gjermane Bild raporton se gjermani do të bëhet lojtari më i paguar te Arsenali, ku do të përfitojë 20 milionë euro në vit, ose 385 mijë euro në javë.

Thomas Partey besohej të ishte lojtari i mëparshëm më i paguar me 12 milionë euro në vit ose 230,000 euro në javë.

Ndërkohë, Havertzi së shpejti duhet të ketë shoqëri në krye të listës më të paguar me ardhjen e afërt të Declan Rice që ka të ngjarë të tejkalojë tarifën e transferimit të Havertzit, ndërkohë që mund ta barazojë me pagë.

Arsenali në sezonin e ri synon të luftojë për trofe, pasi afroi dy lojtarë të mirë si Rice dhe Havertz, dhe pritet ta transferojë së shpejti edhe Timberin e Ajaxit.