Zëdhënësi i AAK-së: Raporti i Bankës Botërore shpërfaq mashtrimin e Kurtit

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se përkeqësimi me shpejtësi i ekonomisë po mbahet në heshtje nga retorika boshe edhe kur temat janë të një rëndësie të lartë dhe jetike për Kosovën. Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti po proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, ndërsa krejt ndryshe po thotë Banka Botërore. “Përderisa […]

Zëdhënësi i AAK-së: Raporti i Bankës Botërore shpërfaq mashtrimin e Kurtit
zedhenesi-i-aak-se:-raporti-i-bankes-boterore-shperfaq-mashtrimin-e-kurtit

zedhenesi-i-aak-se:-raporti-i-bankes-boterore-shperfaq-mashtrimin-e-kurtit

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se përkeqësimi me shpejtësi i ekonomisë po mbahet në heshtje nga retorika boshe edhe kur temat janë të një rëndësie të lartë dhe jetike për Kosovën.
Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti po proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, ndërsa krejt ndryshe po thotë Banka Botërore.
“Përderisa mashtrimet e kryeministrit nuk kanë të ndalur, jeta e qytetarëve të Kosovës po vështirësohet me ritme të shpejta nga muaji në muaj. Kryeministri proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët por e kundërta vërtetohet sipas Bankës Botërore dhe raportit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK). Këto shifra shpërfaqin mashtrimin e kryeministrit gjersa ai mburret për rritje ekonomike”, ka thënë Xhemaili.
Postimi i plotë: 
Përderisa mashtrimet e kryeministrit nuk kanë të ndalur, jeta e qytetarëve të Kosovës po vështirësohet me ritme të shpejta nga muaji në muaj. Kryeministri proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët por e kundërta vërtetohet sipas Bankës Botërore dhe raportit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK). Këto shifra shpërfaqin mashtrimin e kryeministrit gjersa ai mburret për rritje ekonomike.
Sipas Bankës Botërore vitin e kaluar shkalla e zhvillimit ekonomik ishte 3.5% kurse këtë vit ajo pritet të jetë më e ulët 3.2%, shifër kjo më e ulëta që shumë vjet. Ndërsa sipas ASK-së vetëm në muajin tetor ka rritje drastike të çmimeve në produkte bazike. Në tetor perimet janë më shtrenjtë për 16%, pemët me 12.1%, prodhimet ushqimore për 8%, e kjo vazhdon me çdo grup të artikujve. Rritje të lartë kanë të gjithë artikujt elementar për jetë dhe të cilët përbëjnë konsumin e familjeve në përqindje të lartë. Kjo rritje e ka bërë të papërballueshme jetën normale edhe për qytetarët që kanë të hyra mbi mesataren.
Përkeqësimi me hapa të lartë i ekonomisë po mbahet në heshtje nga retorika boshe edhe kur temat janë të një rëndësie të lartë dhe jetike për Kosovën.