Zemaj për situatën në Veri: Kurti udhëheq me kriza, tërheqja keqpërdorim i radhës i tij

Situata në Veri të Kosovës është e tensionuar që nga 26 maji i vitit 2023, kur Policia e Kosovës i asistoi kryetarët shqiptarë për të hyrë brenda ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potaku dhe Leposaviq, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, teksa për situatën e krijuar në […]

Zemaj për situatën në Veri: Kurti udhëheq me kriza, tërheqja keqpërdorim i radhës i tij
zemaj-per-situaten-ne-veri:-kurti-udheheq-me-kriza,-terheqja-keqperdorim-i-radhes-i-tij

zemaj-per-situaten-ne-veri:-kurti-udheheq-me-kriza,-terheqja-keqperdorim-i-radhes-i-tij


Situata në Veri të Kosovës është e tensionuar që nga 26 maji i vitit 2023, kur Policia e Kosovës i asistoi kryetarët shqiptarë për të hyrë brenda ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potaku dhe Leposaviq, komuna këto të banuara me shumicë serbe.

Serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, teksa për situatën e krijuar në Veri ka folur për Front Online deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj thotë se kryeministri Kurti udhëheq me kriza.

 “Kurti udhëheq me kriza është i lindur dhe i ndërtuar fatkeqësisht me pjesën e popullzimit dhe të mashtrimit gjoja në emër të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë popullzimit të theksuar të patriotizmit të rrejshëm”, theksoi Zemaj.

Zemaj vlerëson se Kosova është kthyer shumë mbrapa në rrugën pro perëndimore.

 “Këta 4 muaj, Kosova është kthyer shumë mbrapa në nivel të rrugës pro perëndimore dhe evropiane tash jemi edhe në sanksione fatkeqësitë dhe kjo tërheqje është keqpërdorimi i radhës nga Kurti dhe Qeveria e tij këtë e ka përdorur si instrument që të jetë tutje në pushtet”, u shpreh Zemaj.