Zëvendëskryeministri Bislimi akuza Brukselit pas kindapimit të tre policëve: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë

Kidnapimi i tre policëve, Bislimi akuza Brukselit: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe. Ai ka akuzuar Brukselin për mbyllje sysh, duke thënë se kjo është vrazhdësi, të cilën e krahasoi me atë të Serbisë në shkeljen e marrëveshjeve. “Vrazhdësia […]

Zëvendëskryeministri Bislimi akuza Brukselit pas kindapimit të tre policëve: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë

Kidnapimi i tre policëve, Bislimi akuza Brukselit: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.

Ai ka akuzuar Brukselin për mbyllje sysh, duke thënë se kjo është vrazhdësi, të cilën e krahasoi me atë të Serbisë në shkeljen e marrëveshjeve.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij personal në Facebook, derisa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Kurti për kidnapimin e tre policëve.

Kurti tha se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka shkruar Kurti.