Ziliacus pritet transferon te Interi një bomber dhe një super mesfushor për 130 milionë euro

Ziliacus transferon te Interi një bomber dhe një super mesfushor për 130 milionë euro. Ziliacus ka gati dhuratën e parë për fansat e Interit. Inter mbrëmë triumfoi ndaj Frosinones me rezultat 2-0 duke u kthyer në krye të Serie A, ndërsa pas dy javësh zikaltrit do të përballen me Juventusin. Edhe pse gjërat në fushë […]

Ziliacus pritet transferon te Interi një bomber dhe një super mesfushor për 130 milionë euro

Ziliacus transferon te Interi një bomber dhe një super mesfushor për 130 milionë euro.

Ziliacus ka gati dhuratën e parë për fansat e Interit.

Inter mbrëmë triumfoi ndaj Frosinones me rezultat 2-0 duke u kthyer në krye të Serie A, ndërsa pas dy javësh zikaltrit do të përballen me Juventusin.

Edhe pse gjërat në fushë po ecin mirë, në aspektin financiar drejtuesit e Interit kanë probleme dhe Zhang mund ta nxjerr në shitje Interin pas përfundimi të sezonit.

Interesim për Interin ka shfaqur miliarderi finalndez, Thomas Ziliacus i cili është i gatshëm të ofrojë 2.5 miliardë euro për blerjen e klubit.

Ziliacus ka bërë disa deklarata të mëdha duke thënë se transferimi i lojtarëve si Mbappe dhe Haaland nuk do të jenë më ëndërr.

Mediat italiane, kanë shkuar edhe më tutje duke zbuluar dy goditjet e para të Ziliacus te Interi.

Ziliacus synon të sjell te Interi bomberin e Feynoord, Santiago Gimenez, vlera e të cilit është 50 milionë euro.

Objektivi i dytë është mesfushori i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, i cili kushton 80 milionë euro.