Zogaj: Autobusët dhe parkingjet, zgjidhje për lirimin e trafikut në Prishtinë

Autobusët dhe Parkingjet e reja po shihen si zgjidhje për lirimin e trafikut të ngarkuar në Prishtinë. Kjo gjithnjë sipas nënkryetarit kryeqytetas Alban Zogaj. “Zgjidhja është që qytetarët me përdorë më shumë trafikun urban. Kemi nënshkruar kontratën për blerjen e autobusëve të rinj ku 30 do të vijnë në Prishtinë shumë shpejtë, 6 prej tyre […]

Zogaj: Autobusët dhe parkingjet, zgjidhje për lirimin e trafikut në Prishtinë
zogaj:-autobuset-dhe-parkingjet,-zgjidhje-per-lirimin-e-trafikut-ne-prishtine

zogaj:-autobuset-dhe-parkingjet,-zgjidhje-per-lirimin-e-trafikut-ne-prishtine


Autobusët dhe Parkingjet e reja po shihen si zgjidhje për lirimin e trafikut të ngarkuar në Prishtinë.

Kjo gjithnjë sipas nënkryetarit kryeqytetas Alban Zogaj.

“Zgjidhja është që qytetarët me përdorë më shumë trafikun urban. Kemi nënshkruar kontratën për blerjen e autobusëve të rinj ku 30 do të vijnë në Prishtinë shumë shpejtë, 6 prej tyre janë elektrikë dhe kjo e lehtëson aspektin e transportit urban e publik”.

Zogaj përmendi lokacionet e parkingjeve që planifikojnë t`i ndërtojnë.

“Ne duhet të punojmë në parkingje periferike në hyrje të Prishtinës. Një parking i madh nëntokësor tek stacioni i autobusëve i Prishtinës , nga ana e Podujevës një parking e tjetër tek veterriku. Këto  do të realizohen edhe me buxhet vetanak por edhe PPP. Kjo mund të ndodh 2024-2025”.

Zogaj tha se autobusët e rinj do të hyn edhe nëpër disa lagje që deri tash nuk e kanë gëzuar transportin e Trafikut Urban.

“Me ardhjen e autobusëve të rinj do të përfshihen Kolovica, Arbëria e disa fshatra. Për me funksionuar transporti publik mirë 160 autobusë duhet me i pasë tani i kemi 51 dhe me të rinj bëhen 81 pra pra mungesë janë edhe 80 autobusë të tjerë”.